Sazan Guri i bindur: Unë do të jem president, e kam në ADN

Sazan Guri dhe gazetari Arjan Çani, kanë patur një debat mes tyre, pasi Guri vetëshpalli kandidaturën e tij për president të “Republikës”.

 

Drejtuesi i “Zonë e Lirë” i ka kërkuar që të tërhiqet, duke theksuar se nuk do e votonte askush, por Guri ka replikuar menjëherë duke thënë se ai e ka në ADN udhëheqjen e shtetit.

 

Pjesë nga debati:

Arian Çani për situatën në PD: Është futur në lojë Rama, infiltron njerëz (Manovra e SHBA)

 

Arian Çani: Po tallesh ti, nuk mendoj se mendon që do të bëhesh vërtet President

 

Sazan Guri: Si, po tallesh tani, bën sikur je LIVE apo s’je LIVE

 

Arian Çani: Jo, jo, unë ta them se të kam mik, po të isha si ty, të kisha parë se kush është vetëshpallur President, do të tërhiqesha

 

Sazan Guri: Po si

 

Arian Çani: Sa përqind ka mundësi që të bëhesh President

 

Sazan Guri: 1%, ja unë ta them vetë, vetëm 1%

 

Arian Çani: Mirë, unë do të bëj një sondazh, ja ju miq që më shkruani, sa mundësi mendoni se ka Sazan Guri që të bëhet president, të bëjmë një sondazh

 

Sazan Guri: Po unë ta them vetë morë, vetëm 1%

 

Arian Çani: Po mirë, unë do bëj sondazhet, më lër

 

Sazan Guri: Po çfarë sondazhesh, janë bërë ato

 

Arian Çani: Po unë do bëj punën timore more

 

Sazan Guri: Po jo pra s’ka sondazhe fare

 

Arian Çani: Por si qenke futur qorrazi në këtë histori

 

Sazan Guri: Unë bëj diferencën sepse kur jap një leksion e mbaj dhe vetë..i përmbahem domethënë. Ka komunitete që më janë lutur prej vitesh, ti profesor kë të drejtën të kandidosh, realizova dëshirën e tyre dhe ADN-në e fisit, atë më tepër. Një njeri që ka dijeni në shumë fusha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img