Bruno Shemsho, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka folur për puthjen që ka ndarë disa vite mëparë me këngëtaren Arilena Ara.
Ester Bylyku: Ti ke ndarë një puthje në buzë me Arilena Arën, ma përshkruaj si u ndjeve në ato momente?
Bruno Shemsho: Nuk ishte ndonjë ndjesi e veçantë. Edhe pas puthjes nuk kemi folur fare. Unë dhe Arilena jemi në të njëjtën palestër, dhe nuk flasim, e kemi harruar njëri tjetrin.