Prezantuesja shqiptare Fjodora Fjora takim ne restorant me aktorin Antonio Banderas…

Antonio Banderas, një aktor spanjoll, i njohur për punën e tij në filma të zhanreve të ndryshme ka marrë vlerësime të shumta.

Ai numëron miliona fansa dhe një prej tyre është edhe moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjora.

Moderatorja ka pasur një takim të papritur me Banderas në Francë dhe e ka ndarë me publikun në studion e “Why?Not” në RTV ora me moderatoren Roza Lati.

Fjora: E kam rastisur në Paris. Nëse unë kisha një njeri ëndërr dhe thosha në se Zoti do ma sjellë një ditë përballë nuk e di çfarë do ndodhë, ky ishte pikërisht Antonio Banderas. Unë e adhuroj në gjithë filmat që ka bërë.

Thosha o Zot ma sill një ditë përpara dhe Zoti ma solli. Ishim në një restorant. Un e kisha 2 tavolina larg dhe ai ishte me kurriz. Po vija vërdallë e po mendoja ç’të bëj.

“VIP-at shqiptarë, njerëz që duan të shesin veten për klikime”, Fjodora Fjora: Thjeshtësia virtyt i njerëzve të mëdhenj.

Ishte me gruan e tij të dytë dhe po shikoja. Filloja të klikoja në Instagram dhe kuptova që ajo ishte shumë e dhënë pas Instagramit, postonte çdo gjë.

Thashë Ok një njeri që ka kaq shumë fiksim Instagramin, po t’i shkruaj do më shohë. Duke qenë se jam një njeri official, me një tick blu me siguri që do ma varë.

I shkrojta asaj dhe i thashë jam një gazetare nga Shqipëria, jam ulur 2 tavolina pas jush, ka mundësi të të bezdis vetëm 2 minuta sepse Antonio është personazhi që adhuroj më shumë në jetë.

Ma la seen. Çohet ajo në këmbë dhe po shkonte në tualet, kur u kthye po shikonte nga unë. I thashë Hi. Më tha ju jeni vajza që më shkrojtët në Instagram.

Shkova bashkë me të në tavolinë, takova Antonion dhe i dhashë edhe celularin më bëri foto.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...