Guximi i tepruar i studentes së vitit dytë në Tiranë, hiqet si mjeke dhe bën ndërhyrje estetike

Në emisionin investigativ “Stop” është trajtuar rasti i estetistes Pamela Hasanaj, e cila sipas qytetares denoncuese është studente e vitit të 2-të në infermieri, por hiqet si mjeke duke ofruar shërbime të specializuara në qendrën e saj.

 

Pamela jo vetëm realizon fillera, botoks apo injeksione, por ofron edhe kurse specializimi, duke pajisur kursantet e reja me certifikatë. Edhe çmimet për të gjitha shërbimet janë dukshëm të kripura.

 

Qytetarja anonime: Personi në fjalë, që unë kam bërë denoncimin, është, që ushtron profesion si estetiste. Diku te “Rruga e Bogdanëve”, mos gabohem! Ndërkohë, ndjek edhe studimet për “Infermieri”. për “Mjekësi”, jo e jo njëherë! Por “Infermieri” duhet të jetë! E kam të sigurtë, që duhet të jetë diku në vit të dytë. Nuk është as e licencuar për infermieri.

 

Pra, nuk i ka mbaruar studimet që ta marrim të mirëfilltë, që kjo mund të mbajë edhe një gjilpërë në dorë. Dhe ndërkohë, kur pashë reklamimin, që po bën filler, botoks etj, etj ndjej si detyrë morale, e thashë si për veten. Unë ndoshta nuk kam për të shkuar kurrë, por dikush që nuk e njeh e di që do të shkojë në dorën e një jo profesionisti.

 

Gazetarja: Ju po më thoni se personi në fjalë hiqet si doktoreshë pa qenë e kualifikuar? Qytetarja anonime: Hiqet si doktoreshë, po. Gazetarja: Ju më thatë se zhvillon dhe kurse për këta të rinjtë apo jo? Qytetarja anonime: Po, po!

 

Kjo, si akademi, kalon në grada, që të jetë nga “Make up Artist”, ku di gjë unë, kur bëhesh “Master”, që kjo e ka marrë këtë gradën, jep dhe kurse, se kjo trajnon të tjera. Ëëë sapo ka filluar vajza (qesh), domethënë unë e kam bërë denoncimin, që ka javën e parë të publikimit të rasteve. Po, po, po, po. E ndjej detyrë morale, sepse nëse unë nesër do të mbaj gradën “doktor”, nuk mund të jemi të gjithë! Nuk është çështje inati, më tepër çështje sigurie!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...