Çfarë po kurdisin këta të dy? Arbana dhe Eduart Grishaj bashkojnë sërish forcat për…

Me disa postime në rrjetet sociale ku shfaqej duke përgatitur grimin, Arbana Osmani njoftoi ditën e sotme se po përgatiste diçka duke zgjuar kështu kuriozitetin e ndjekësve të saj.

 

Ndërsa pak minuta më parë, Arbana ka publikuar disa foto nga vendi i xhirimit ku shfaqet e veshur me kostum në ngjyrë të zi ajo dhe Eduart Grishaj.

 

Ndonëse ky moment ka ngjallur shumë kureshtje, moderatorja nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Ndonëse projekti mund të ketë lidhje me filmin që Eduarti ka realizuar, ndjekësve do u duhet të presin për të kuptuar se çfarë po gatuhet.

 

Megjithatë Grishaj ka ndarë disa postime nga studio duke pohuar se tashmë po merret me projektin e tij kinematografik, pasi mbylli me sukses aventurën si regjisor kryesor në BBV.

 

Arbana është në pritje të ëmbël dhe ka lajmëruar rikthimin në ekran në fudn të këtij viti atëherë kur pritet të nisë BBV 2, që dot ë zgjasë më shuëm në kohë se edicioni i parë.

 

Pamjet e sotme nuk përjashtohen të jenë dhe për ndonjë fushatë publicitare, pasi Arbanën jemi mësuar ta shohim shpesh duke reklamuar produkte të ndryshme.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img