7 këshilla të thjeshta që duhet të zbatoni për një super marrëdhënie me vjehrrën!

Marrëdhënia vjehrrë-nuse është shoqëruar gjithmonë me idenë e një raporti të nderlikuar, të mbushur me tensioni dhe në të shumtën e rasteve larg të qënit miqësor.

 

Në fakt, janë thjesht steriotipizime që mund të reduktohen nëse qëllimi i të dyja palëve është i mirë. Duke qenë se përgjatë gjithë jetës suaj në çift ndikimi i nënës së bashkëshortit/es do të ketë rëndësi, komunikimi i mirë dhe gjuha e përbashkët janë element kyç!

 

Ju duhet shumë pak përpjekje për të ndërtuar një raport korrekt me vjehrrën. Mjafton të ndiqni këshillat më poshtë.

 

1. Nuk do të ndodhë asgjë nëse i kërkoni një këshillë asaj

Eshtë problemi juaj nëse e ndiqni ose jo këshillën. Vetëm ideja që kërkoni një mendim prej saj, do ta bëjë të ndihet e vlerësuar dhe respektuar.

 

2. Pritshmëritë tuaja duhet të jenë pozitive

Çfarë besoni do të ndodhë me shumë gjasa. Studimet kanë treguar se ju merrni atë çfarë prisni të merrni nga vjehrrit tuaj. Nëse prisni të jeni të afërt me vjehrrën, ashtu do të ndodhë. Nëse e shihni atë si “konkurrente” tensioni do të jetë gjithnjë prezent.

 

3. Ndryshoni mënyrën e komunikimit

Eshtë thelbësore të ruani një komunikim korrekt me të. Tregohuni të butë, tolerantë, ofrojini ndihmë apo thjesht shoqërinë tuaj.

 

4. Përpiquni të mos i përjashtoni në mbledhjet familjare

Eshtë shumë e rëndësishme që ajo të mos ndihet e përjashtuar nga festat/ndodhitë familjare. Kjo do të sillte të tjera probleme të panevojshme. Secila të bëjë pjesën e saj dhe detyra përfundon këtu.

 

5. Prano faktin që gjërat nuk do të jenë gjithmonë siç ti do

Vjehrra mund t’i japë fëmijës tënd ëmbëlsira ndërkohë që ti nuk do, por ka mënyra për t’i rregulluar situatat përveç konfliktit dhe hatërmbetjes. Përshtatja është aftësia e parë që duhet të zhvilloni në familjen e re. Kuptojini që gjyshërit duan t’i përkëdhelin të vegjëlit e tyre dhe toleroni.

 

6. Lërini të ndjejnë se janë ato që kanë të drejtë

Mbrojeni në situata të ndryshme, që ajo ta kuptojë që mbani anën e saj dhe ndani të njëjtat vlera me të.

 

7. Respektoni ndryshimet dhe kufijtë

Ndoshta traditat dhe zakonet e tua nuk përkojnë me atë të shtëpisë së bashkëshortit, por respekti ju mban të lidhur. Respektoni ndryshimet dhe përpiquni të bëni ruani kufijtë me secilin duke qëndruar pranë tyre.anabel

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img