Po falte namazin në xhami, 69-vjeçari ndërron jetë nga sulmi në zemër

Ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhë kjo mjaft e rëndësishme për besimtarët myslimanë.

 

Në këtë muaj besimtarët zgjohen herët në mëngjes për të ngrënë syfyr, teksa në mbrëmje e prishin agjërimin me darkën e mbrëmjes që quhet iftar, teksa falin edhe namazin e teravive. Fjala “Teravih” është shumësi i fjalës arabe “teruihatun” dhe ka kuptimin e pushimit, apo të qetësohesh.

 

Pikërisht përgjatë këtij namazi është regjistruar një ngjarje e rëndë në xhaminë Sinop të Turqisë.

 

Një burrë 69-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një sulmi në zemër. Kjo ka ndodhur kur ai po kryente ritet e këtij namazi në xhaminë Sinop. Besimtari i ndjerë i identifikuar si Selahattin Ozcan ndërroi jetë në momentin që po takonte ballin me sexhden.

 

Kamerat në xhami kanë arritur të kapin çdo detaj të këtij momenti, ndërsa pas ngjarjes ai është dërguar me ambulancë në spitalin shtetëror “Türkeli” , por për fat të keq ai tashmë kishte ndërruar jetë.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img