Noizy tani edhe në seriale, fillon xhirimet krah aktorit të madh dhe….

Pas rolit që pati në një film gjerman disa vite më parë, Noizy-n do ta shohim sërish në aktor.

 

Reperi ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se do të luajë në serialin ‘Der Trakt’.Ylli i muzikës do të luajë krah aktorëve të njohur shqiptar, Blerim Destani dhe Xhevdet Jasharit.

 

“Dita e xhirimeve, seriali ‘Der Trakt’”, ka shkruar reperi krahas një fotografie që ka ndarë në rrjete sociale.Kujtojmë që Noizy mori pjesë në filmin me titull “Man from Beirut” ose “Blind” të vitit 2019. Ai luajti krah aktorit gjerman Frederick Lau por pjesë e tij ishte gjithashtu dhe Blerim Destani.

 

Noizy i futet serialeve tani, fillon xhirimet në krah të aktorit të madhEdhe pse kosiderohet si një ndër personazhet më të ndjekur, Noizy e ka mbajtur të fshehtë jetën e tij private. Prej vitesh i deklaruar si beqari më i kërkuar pas shumë thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm.Në daljet e tij publike Noizy pohonte gjithmonë se do ta shikonim single për shumë gjatë. Por si duket gjërat kanë ndryshuar.

 

Në emision i vendosur përballë Xheraldinës, te programi “N’majë t’gjuhës”, duket që Noizy tha shumë gjëra edhe pse në majë të gjuhës.Mes batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur edhe për vajzën që i ka fituar zemrën. E si duket, Noizy e ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt do planifikojë edhe dasmën.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img