Krim i rëndë brenda familjes! Djali vret të ëmën, e qëllon me grushte dhe shqelma duke i shkaktuar vdekjen

Dramë familjare në Itali, ku një 58-vjeçare, Fabiola Colnaghi, u godit me shkelma dhe grusht për vdekje, nga djali i saj 24-vjeçar, Davide Garzia, në kulmin e një sherri.

 

Ka qenë vetë 24-vjeçari që ka lajmëruar 112 duke rrëfyer krimin. Të dy jetuan së bashku ndërsa burri i saj kishte kohë që kishte vdekur.

 

I riu ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga hetuesit.

 

Mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin gjithnjë e më të shpeshta, por karabinierët po dëgjojnë nga miqtë dhe familjarët për natyrën e tensioneve.

 

Do të jetë e nevojshme autopsia për të konstatuar shkaqet e vdekjes së gruas, e cila me shumë gjasa është goditur nga djali i saj me grusht në fytyrë dhe më pas është rrëzuar përtokë, më pas ndoshta e rrahur sërish, derisa ka vdekur.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img