Jul Deda sherr ne mes te emisionit me prezantuesen/ Dhe motivi ishte …

Kohët e fundit kemi parë që shumë personazhe publik nga fusha të ndryshme kanë shprehur interesin dhe dëshirën për t’u bërë pjesë e politikës.

 

I tillë është edhe rasti i artistit Julian Deda, ku prej kohësh është pjesë e Partisë Demokratike, aktualisht edhe Anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie.

 

I ftuar na D-Night u pyet nga drejtuesja e programit nëse një ditë e shikon apo jo veten si kryetar bashkie në Shkodër dhe përgjigja e tij ishte e menjëhershme, pse jo Kryetar Bashkie në Tiranë.

 

Dajana: Shumë aktorë apo humoristë kanë filluar të merren me politikë. Ti e mendon ndonjëherë veten p.sh. si Kryetar Bashkie në Shkodër?

 

Julian Deda: Po pse Shkodrën? Unë kam Tiranën këtu

 

Dajana: Në Tiranë është Lali

 

Julian Deda: Po Lalin e heqim ne… Lali nuk është i përjetshëm

 

Dajana: Të lutem Lalin e dua… po s’po e hiqni dot pra tani.

Julian Deda: Meqenëse që më pyete për këtë…unë kam një angazhim politik dhe ka kohë që e kam d.m.th. jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por kam 20 e kusur vite që jetoj këtu dhe ti mendon se një Shkodran nuk mund të bëhet Kryetar Bashkie në Tiranë kur u bë njëri nga Ura Vajgurore? Më vjen keq tani, ai është nga Ura Vajgurore dhe u bë, pse mos të bëhet një Shkodran?

 

Ta shava Lalin? Mos u mërzit!

 

Dajana: Jo unë jetoj dhe i lë të tjerët të jetojnë! Nuk jam unë kështu

 

Julian Deda: Dëgjo unë të paktën nuk kam shitur fiq dhe nuk kam punuar kamerier që të jemi të sinqertë. Ai gënjen që ka shitur fiq dhe unë s’po gënjej që nuk kam shitur.

 

Dajana: Simpatik është…më pëlqen tani këto janë gustot e mia

 

Julian Deda: Ça është? Nga mesi e poshtë apo nga mesi e lart?

 

Dajana: Si kallëp komplet

 

Julian Deda: Po ç’kallëp, ku e ka kallëpin…Ai ka shumë element për të mos u pëlqyer drejt me të thënë dhe unë mendoj që ne duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga formati fals i politikanit, sidomos i një djali të ri dhe të ketë nivelin e falsitetit si e ka ai, d.m.th. duhet të bëjmë shumë kujdes kur t’i afrohemi një personi të tillë jo më ta votojmë!

 

D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME