Jul Deda dëshiron për të drejtuar Bashkinë e Tiranës: Pse jo një shkodran? Unë s’kam shitur fiq

Aktori i humorit Jul Deda ka shprehur ambicien për të kandiduar përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

 

Ai është shprehur se prej 20 vitesh jeton në Tiranë, dhe ndryshe nga Veliaj nuk gënjen për origjinën.

 

Zgjedhjet vendore mbahen mes 16 prillit dhe 14 majit, vitin e ardhshëm.

 

“Lalin e heqim ne… Lali nuk është i përjetshëm. Meqenëse që më pyete për këtë…Unë kam një angazhim politik dhe ka kohë që e kam, jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por kam 20 e kusur vite që jetoj këtu dhe ti mendon se një shkodran nuk mund të bëhet Kryetar Bashkie në Tiranë kur u bë njëri nga Ura Vajgurore?

 

Më vjen keq tani, ai është nga Ura Vajgurore dhe u bë, pse mos të bëhet një shkodran? Unë të paktën nuk kam shitur fiq dhe nuk kam punuar kamerier që të jemi të sinqertë. Ai gënjen që ka shitur fiq dhe unë s’po gënjej që nuk kam shitur”, është shprehur Jul Deda në emisionin “D-Night”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...