“Ju marrsha të keqen”, Ramës i puthin dorën në Lezhë, kryeministrit i bëhet qejfi: Unë…

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me dorëzimin e apartamenteve për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Këtë herë Rama ka shkuar në Lezhë.

 

Kryeministri Rama ka marrë pjesë këtë të premte në dorëzimin çelësave të apartamenteve të rindërtuara për 16 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, në lagjen ‘’Shehër’’ të Lezhës, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.Gjatë takimit me komunitetin aty, një e moshuar zgjodhi t’i shprehte falënderimet shefit të qeverisë duke i puthur dorën.

 

Ndërkohë ky i fundit deklaroi se nuk e jep fjalën kot dhe i rindërtoi banesat ashtu siç u kishte premtuar banorëve.Banori: Kryeministër, doli fjala jote që the do t’i ndërtoj dhe do ju jap shtëpi? Falemiderit zoti kryeministër!

 

Rama: “Fjala doli sepse unë kur jap fjalën e mendoj mirë. Nuk e jap kot.Nganjëherë nuk ia dal ta bëj në kohë se ka vonesa ka probleme. Në këtë rast ja ku jemi këtu, janë dhe 9-të të tjera që do bëhen. Me Lezhën ashtu sikurse në gjithë Shqipërinë do vijojmë punën”, tha Rama.

 

“Ju marrsha të keqen” dëgjohet të thotë gruaja teksa i puth dorën kryeministrit në shenjë falenderimi. Sigurisht që nuk munguan dhe llokumet dhe karamelet për të nderuar kryeministrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...