E gjithë Italia po flet për shqiptarin hero, shpëton foshnjën 4-muajsh që kishte rënë në liqen

E gjithë Italia po flet këto ditë për shqiptarin hero që vuri në rrezik jetën e tij dhe shpëtoi një foshnje 4 muajsh.

 

Tomorr Buzi ishte në një udhëtim në liqenin Braies në Trentino Alto Adige , me gruan dhe vajzat e tij, kur dëgjoi britmat e një gruaje që kërkonte dëshpërimisht ndihmë, të shoqëruar nga klithma e një foshnje, djali i saj katër muajsh.

 

Pa hezituar Tomorri vrapoi për të shpëtuar të voglin duke rrezikuar edhe jetën e tij. Sapo e kuptoi seriozitetin e situatës, Tomorr Buzi , 43-vjeçari shqiptar i cili jeton në Romano di Lombardia, u vërsul drejt shtresës së akullit që kishte mbuluar liqenin.

 

Ecja mbi të do të ishte e pamundur, duke pasur parasysh trashësinë e vogël të akullit, që bëri që 8 persona të binin në ujë të hënën e kaluar. Buzi u zvarrit dhe u rrotullua me kujdes në akull, për të arritur tek fëmija në rrezik, derisa mundi ta kapte.

“Askush nuk mund t’i rezistonte kurrë klithmave të një gruaje që kërkon ndihmë, aq më pak klithmës së një foshnje – thotë shqiptari. “Ai ishte aq i vogël dhe i pafuqishëm. Kur e pashë, i prekur nga instinkti, vrapova menjëherë për ta shpëtuar. Është çështje sekondash në të cilat nuk mendoni për asgjë tjetër veç misionit tuaj.

 

E imja, në atë moment, ishte ta shpëtoja atë”. Shtoi Tomorri.Nuk i kushtoi rëndësi rrobave që kishte veshur, celularit dhe portofolit që kishte në xhep. “Gruaja ime dhe vajzat e mia kishin frikë, unë jo. Në atë moment provova gjithçka. Por kurrë nuk kam pasur frikë për jetën time.

 

Ai fëmijë ishte në rrezik, ndërsa familja ime ishte e sigurt dhe kjo mjaftoi për të më bërë të drejtoja veten për nga i vogli”.Pasi e nxori nga uji i ngrirë, Tomorr Buzi e vendosi foshnjën në sipërfaqen e ngrirë duke pritur ndihmë. Ai vetë qëndroi në ujin e akullt. Pasi mbërriti ndihma, të dy u shpëtuan.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...