Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë me fyt të prerë në mes të rrugës.
Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Aineo Redo. 49-veçari thuhet se punonte si avokat.
Hetuesit gjetën një thikë në dorën e viktimës, mirëpo deri në këto momente nuk dihet nëse bëhet fjalë për një inskenim për të devijuar hetimet,
nëse thika e mbajtur është e njëjta që ka shkaktuar plagën fatale apo është përdorur për mbrojtje, apo nëse tregon se burri në fjalë është vetëvrarë.