Përndiqte dhe ngacmonte s*ksualisht komshien, arrestohet shoferi i Ilir Beqjas

Arrestohet në Tiranë nga efektivët e komisariatit nr.3 shtetasi A.D.

Mësohet se ai është i punësuar si shofer i ish-deputetit të Partisë Socialiste Ilir Beqja, i cili mban aktualisht postin e Drejtorit të Agjencisë së Ndihmave dhe Donatorëve.

Sipas informacioneve, A.D u ndalua më 17 prill, pas një kallëzimi të depozituar në polici nga qytetarja M.M. Kjo shtetase ka pretenduar në denoncimin e dhënë në polici se komshiu i saj në pallat, e ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht për një kohë të gjatë.

Për ti dhënë fund kësaj situate, gruaja ka vendosur ti drejtohet komisariatit Nr.3, duke depozituar një kallëzim penal ndaj tij. Pas denoncimit në polici është thirur për tu pyetur, i cili më pas është arrestuar duke u akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”.

A.D ka dalë die para gjykatës së Tiranës, ku fillimisht prokurori i çështjes ka kërkuar caktimin e masës së “arrestit në burg”. Por pas depozitimit të disa provave materiale nga ana e avokates mbrojtëse, si fotografi dhe gjëndjen e punësimit të të arrestuarit, prokuroria ka mbajtur qëndrim tjetër në sallën e gjyqit,duke i kërkuar gjykatës caktimin e masës ë arrestit në shtëpi për A.D.

Kjo kërkesë e përfaqësuesit të akuzës, është pranuar nga gjykata e Tiranës, duke urdhëruar që shoferi i socialistit Ilir Beqja, të lirohet nga qelia dhe të qëndrojë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në dosjen hetimore thuhet se tij në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur M.M, e cila është banore në të njëjtin pallat ku banon dhe personi i arrestuar.

Çështja vijon të qëndrojë ende në hetim nga prokuroria e Tiranës, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një qartësim të plotë të përgjegjësisë penale të A.D.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...