Nuk është shfaqur më me Dj Dagz, Einxhel publikon videon: Kam takuar një çun shumë të bukur….

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që pas përfundimit të Big Brother ishin të pandarë nga njëri-tjetri. Por mungesa e ish-banorit në ditëlindjen e Monika Lubonjës dhe rrjetet sociale solli aludime se mund të ketë një krisje mes çiftit.

 

Por duket se mes tyre nuk ka pasur asnjë ndarje apo konflikt, por veçmas lidhjes po angazhohen edhe me karrierën e tyre. Dagz ka udhëtuar për në Milano, ku së bashku me PM kanë edhe angazhimet e tyre në clubet e Milanos.

 

Dj Dagz është rikthyer përsëri në Tiranë krah të dashurës së tij Einxhel Shkirës. Ata po shijojnë një darkë së bashku me moderatoren Roza Lati, e cila shpërndau një foto të tyre në Instagram.

 

“Çifti i preferuar”, shkroi ajo krahas fotos, të cilën Einxhel e ripostoi në llogarinë e saj.

 

Më pas moderatorja ndau një tjetër video me ndjekësit ku shprehet:

 

“Kam takuar një çun që “O Zot i madh” sa i buku është, por… Nuk i durohet deri sa të dali”- thotë Einxhel gjatë videos duke zbuluar më tej se është nën shoqërinë e Dj Dagz.

 

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img