“Njerëzit në moshën time janë…”/ Zbulohet qëllimi i të dashurës së djalit të Jozefina Topallit

Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genard Topalli janë një nga çiftet më të përfolura të showbizit shqiptar.

 

Megjithëse moderatorja sportive nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje romancën me djalin e ish-kryeparlamentares në daljet e saj publike, ajo ngacmon me postimet e saj në rrjetet sociale.

 

Cindy Marina ka publikuar një rrjetin social Tik-Tok, një video ku shkruan:

 

“Njerëzit e moshës time duke u martuar dhe duke bërë fëmijë” ku më tej shton, “Unë duke bërë Tik-Toks që marrin 10 shikime.”

 

Videon e ka shoqëruar me potretin e fytyrës së saj me një nga efektet qesherake ose gazmore që të ofron vetë aplikacioni.

 

Në intervistat e dhëna publikisht, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me Genar Topallin. Ajo tregoi se Genari është mbështetësi i saj më i madh për çdo gjë që bën dhe për këtë e vlerëson, duke shtuar se ai s’është xheloz.

 

Cindy Marina u shpreh se familjet e tyre janë prezantuar, por duke mos dhënë shumë detaje.

 

“Kurrë nuk jemi bërë xheloze për njëri-tjetrin. Ai nuk është tip xheloz, është mbështetësi më i madh që kam, për çdo gjë që bëj. E vlerësoj shumë për këtë, sepse ne jetojmë në botën e mediave dhe nëse partneri është xheloz, është problem për punën. Nëse nuk ke një person që të shtyn përpara bëhet edhe më e vështirë.

 

Jam shumë e lumtur që ai është mbështetësi më i madh. Kemi 1 vit bashkë dhe gjërat janë bërë familjare, jemi prezantuar me familjet e njëri-tjetrit”, tha ajo e ftuar në “Glamour Zone”.

 

@cindymarina_

I’m doing amazing sweetie 😂 #jokes #fyp #fypシ #fypシ゚viral #viral #albanian

♬ Sopa de Caracol (Re-Master 2022) – Pilo Tejeda

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img