“Jemi të detyruar” A do të jetë Mimi Kodheli presidentja e re? Ja si përgjigjet Edi Rama

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit kryeministri Edi Rama ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri.

 

Duke iu drejtuar opozitës, ai përsëriti që qëllimi është që Kreu i Ri i Shtetit të zgjidhet me konsensus, edhe pse shtoi “e provuam dhe pamë çfarë presidenti del kur zgjedh me ta.”

 

“Do ta bëjmë këtë përpjekje jo se jemi të detyruar, por sepse këta jemi ne. Kjo është ADN-ja e PS. Që në krye të herës. PS ka lëshuar më shumë.”

 

Po ashtu, kreu i qeverisë tha që është detyrim ndaj zgjedhësve që “t’u japim një president që nuk duhet të jetë asnjë nga ne këtu.”, tha Rama duke hedhur kështu poshtë edhe zërat se presidentja e re do të jetë deputetja e PS-së, Mimi Kodheli.

 

Duke iu drejtuar opozitës tha: Nga ju, jo e jo.

 

“E keni parë që mua më dalin fjalët. Dhe sidoqoftë, pavarësisht nga kjo derexhe, më keq do bëheni. Jeni deputetë. Jemi të gjithë të zgjedhur, ata që ju zgjodhën se dinin që do t’ua punonit kështu.”

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img