“Janë shtuar tentativat për ta eleminuar” Artan Hoxha nxjerr pamjet nga atentati me dron në…(video)

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë pamjet e një atentati të dështuar në Lezhë.

Në shënjestër ka qenë Aleks Deda, i cili u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri.

Sipas Hoxhës, ai bashkë me familjen janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK.

“Ky fakt i ka shqetesuar se tepermi pjestaret e organizates kriminale qe kane synuar ekzekutimin e Dedes. Nga kjo dite ata kane intesifikuar tentativat per ta goditur, apo kercenuar jo vetem 44 vjeçarin por edhe familjen e tij”, shkruan Hoxha.

Hoxha shkruan:

Pasi u ka shpëtuar tre atentateve të njëpasnjëshme me armë zjarri, shtetasi Aleks Deda 44 vjeç, baba i katër fëmijëve dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga policia e shtetit me urdhër të SPAK.

Banesa e Dedës në periferi të qytetit të Lezhës është nën mbrojtje 24 orë me patrullë statike të policisë, për të parandaluar një tentativë tjetër që synon eleminimin fizik të tij.

Por edhe pse nën mbrojtjen e policisë, një organizatë kriminale që e ka në shënjester babain e katër fëmijëve, nuk ka hequr dorë nga objektivi i saj. Mesa duket autoret jane njoftuar se Aleks Deda ka deshmuar ne SPAK perballe prokuroreve me date 8 mars 2022.

Ky fakt i ka shqetesuar se tepermi pjestaret e organizates kriminale qe kane synuar ekzekutimin e Dedes. Nga kjo dite ata kane intesifikuar tentativat per ta goditur, apo kercenuar jo vetem 44 vjeçarin por edhe familjen e tij.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img