Analisti bën deklaratën: Bleona Qerreti duhet të jetë Presidente e Shqipërisë!

Në median shqiptare vazhdojnë të qarkullojnë emrat e shumtë që do të zëvendësojnë Ilir Metën, mandati i të cilit mbaron në korrik të këtij viti dhe nuk do të ketë një mandat tjetër.

 

Gara është bërë edhe qesharake në të njëjtën kohë pasi janë shfaqur dhe personazhe që po vetëshpallen si kandidatura të duhura për të marrë postin në Presidencë.

 

Për ta shtuar dozën e humorit, Gazetari Milaim Zeka ka propozuar dy emra surprizë. “Unë do të propozoja Era Istrefin ose Bleona Qerretin për Presidente.

 

Mendoj që kësaj radhe duhet të jetë një grua Presidente”, tha Zeka për Top Channel. Ndërkohë, një kandidat i vetëofruar për president është dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili ka shpjeguar në “ABC e Mëngjesit” arsyet pse duhet të zgjidhet pikërisht ai në rolin e kreut të shtetit.

 

“Unë kandidoj me të kundërtat e njerëzve. Madje shumica e njerëzve xhelozojnë, madje e kanë maçokun në bark. Kjo nuk ëshët një ego, por është një mundësi, sepse Partia Socialiste kërkon president dhe Sazani është njëriu model.

 

“Kam pasqyruar njeriun ndër breza, që mos të kem qenë i shitshëm, i blershëm. Në formimin e njeriut 5% zë edukata thotë Frojdi, ndërsa 95% është pjesa e brendshme”, u shpreh Guri.

Më tej, ai deklaroi se zgjidhet President, kryeministri Edi Rama do të jetë në hijen e tij dhe do të shlyej të gjitha gabimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...