Konkurenti i Përputhen i shpëton aksidenit me makinë: Telefoni më mori në qafë, makina tjeter… (video)

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Bruno Shemsho, në një lidhje për “Shqipëria live” tha se i ka shpëtuar për mrekulli aksid.entit ku u përfshi këtë mëngjes në rrugët e Tiranës.

 

Bruno e pranon se kishte faj, ndërsa nuk pranon ta cilësojë si një gjë shumë e rëndë, pasi ndihet me fat që ka arritur të shpëtojë. Ai e mori me sportivitet.

 

“Isha duke përdorur telefonin, e pranoj. Ishte mëngjes herët. Rëndësi ka që jemi mirë, as ata që ishin në makinën tjetër nuk u lënduan dhe kjo ishte gjë e mirë.

 

“Nuk më hoqën patentën, shpëtova me një gjobë të vogël dhe më vjen mirë që u mbyll me kaq. Sigurisht duhet të tregohem më i kujdeshëm në vazhdim, pasi nuk është shaka”.

 

Më tej, ai foli për marrëdhënien me Anën dhe zbuloi se sot bëhet një muaj që nga dita kur dolën çift nga “Për’puthen”. “Jemi shumë mirë” tha 26-vjeçari duke shtuar se janë të lumtur së bashku.

 

Bruno në këtë formë hodhi poshtë zërat që fliteshin se ishte ndarë nga Ana dhe gjithcka ishte për lojë gjatë emisionit. Nuk është kështu, pasi cifti duket jetëgjatë dhe po kalojnë mirë mes tyre.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...