Janë 8 persona në Shqipëri që kontrollojnë gjithë mediat/ Raporti i Freedom House…

Në raportin e ëprvitshëm të “Freedom House”, pavarësia e shtypit në vendin tonë vlerësohet me 3.5 pikë njësoj si në vitin 2021, një rënie krahasuar me të paktën dy vite pararendëse

kur ky tregues vlerësohej me 3.75 pikë.Viti 2021 ishte sfidues për gazetarët për shkak të kër cënimeve, ngacmimeve dhe kushteve shumë të vështira të punës thuhet në raportin e fundit të “Freedom House”.

Sipas raportit, rreth tetë persona kontrollojnë pjesën më të madhe të tregut mediatik në Shqipëri dhe i përdorin këto platforma për të lobuar për interesat e tyre dhe për të mbajtur lidhje të ngushta me partitë politike dhe pushtetin.

Ato (mediat) gjithashtu mbështeten në shantazhimin, ose diskreditimin e personave, që flasin kundër interesave të tyre, ose partive politike dhe pushtetit, që ato mbështesin.“Përmbajtja e shtypit shqiptar vijoi të përkeqësohej në vitin 2021,

me një rritje të numrit të emisioneve televizive, që kryesisht ndajnë opinione të pabazuar në prova, ose fakte të verifikueshme”, thuhet në raportin e këtij viti të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion.

Edhe pse raporti në fjalë prej vitesh e thotë me zë të lartë problemin kryesor që kanë mediat në Shqipëri, asgjë nuk ndryshon nga viti në vit, vetëm se situata bëhet më keq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...