‘Ishim me pushime, as nuk bërtisja dot’/ Arbana Osmani zbulon si e mësoi …

Arbana Osmani nuk është tip i ‘gender reveal’, që është zbulim i gjinisë së bebit në një mënyrë të veçantë dhe publikimi i videos në rrjetet sociale.

 

Ajo ka treguar në një komunikim në rrjetet sociale se ka zbuluar gjininë e bebit që po pret kur ka qenë me pushime dhe nga emocionet nuk kanë bërë asnjë xhirim.

 

“Nuk ishim dhe aq të organizuar. Kur e morëm vesh kemi qenë me pushime. Plus unë kisha shumë kuriozitet dhe emocione kështu që nuk kemi xhiruar gjë. E ngaqë kishim Dielli në gjumë as nuk bërtisnim dot. Kujtime dhe emocione të bukura për ne të tre gjithsesi.”- shkruan moderatorja.

 

E duket se ajo nuk ka ndërmend që ta zbulojë gjininë e fëmijës së tretë për publikun as në mënyrë të veçantë dhe aq në mënyrë të zakonshme, përmes një statusi a ndonjë fotoje. Megjithatë, në media aludohet se ajo prej një vajzë.

 

Arbana zyrtarizoi lidhjen me regjisorin Eduart Grishaj në maj të 2020 kur e uroi në rrjetet sociale për ditëlindje. Krah një fotoje shumë romantike ajo shkruante: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im i ngushtë, që ke gjysmë e zemrës time. Ai që së shpejti do të bëhet baba. Të dua Eduart”, duke zbuluar kështu se do bëheshin prindër. Në fund të 2021 ata mirëpritën në jetë djalin e tyre të parë që e quajtën Diell.

 

Prej asaj kohe, të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit postime të shumta nga jeta e përditshme, udhëtimet, por edhe puna.

 

Aktualisht, moderatorja ëshë larg ekranit. Për katër muaj ajo prezantoi “Big Brother VIP” që u rikthye në ekran pas katër vitesh mungesë. Në fund të formatit, Arbana zbuloi se ishte shtatzënë për herë të tretë. Sa i përket planeve për tikthimin në ekran, Arbana ka deklaruar se nuk do sjellë asnjë projekt gjatë kësaj periudhe deri në dhjetor të 2022 kur do rikthehet “Big Brother VIP” me edicionin e dytë.

 

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img