GJERGJ LUCA: TOP CHANNEL, MEDIA SHTHURUR

Gjergj Luca ka reaguar menjëherë pas kronikës së publikuar në Top Channel ku ironizonte ftesat e qeverisë për ‘Shoqërinë Civile për President’, të cilat propozuan sot emrat kandidatëve për president, ku në këtë listë kishte drejtorë që nuk janë më në detyrë, ku mes tyre ishte edhe emri i bashkëshortes së Kryeministrit.

 

Në këtë kronikë me ironi u lakua edhe emri i Gjergj Lucës.

 

“Shembujt interesantë se kush mund të propozojë emrin e Presidentit, nuk mbarojnë. Për shembull në Shqipëri ka edhe një Shoqatë Bamirëse e Detarëve të Shqipërisë e krijuar nga një person me emër ekzotik. David Jonathan

 

Pennoyer e ka mundësinë të propozojë pse jo ndonjërin prej detarëve të nderuar të vendit tonë për kryetar shteti, për shembull zotin Gjergj Luca”thuhej në kronikë.

 

E pikërisht për këtë ka reaguar edhe Luca, i cili me anë të një video mesazhi thotë se “Tani i Topit”, duke iu referuar të ndjerit Dritan Hoxha, punoi shumë për të ndritur një staf të mrekullueshëm, që sot sipas tij është bërë një media e “shthurur”.

 

“Përshëndetje miq, sapo pash një kronikë në televizionin tonë më të madh nacional Top Channel.

Në një kronikë, ku merrte një lapsus të një punonjësi të Kuvendit që kishte çuar letër gjithë shoqatave për të marrë propozime për presidentin tonë të ri.

 

Aty pash edhe veten time si një shembull, në fillim me thënë të drejtën më erdhi mirë, por kur e pash me kujdes, pas që aty brenda kishte içik ironi dhe thash pse të ketë ironi. Le të vijë redaksia dhe të marrin në analizë 5-vjeçarin tim, e të analizojnë sesi e kam administruar se edhe unë jam presidetin, President i qytetit tim dhe jo vetëm i këtij qyteti por edhe në det një nga numrat më të fortë në Mesdheun që është nder për Shqipërinë.

 

Por duke parë atë kronikë edhe një herë tjetër mu kujtua një mik im i shenjtë, që sa herë deheshim bënim ja 20 biznese. Dhe të nesërmen kur na dilte pija shikonim se nuk kishim bërë asgjë.

 

Ky ishte nga të paktët gjeni që në gjykimin tim ka nxjerr ky vend dhe ishte Tani, Tani i Topit. Ai njeri me gjenialitetin e vet krijoi një staf të mrekullueshëm pjesë e Top Channel që është edhe sot dhe sot Top Channel, vazhdon ta ketë atë dritë prej punës që kishte ai gjeni.

 

Vetëm se ajo dritë…që ajo dritë që tani ka hedhur mbi këta njerëz…ajo ditë sot vazhdon shkëlqen.

 

Nuk e di a sheh prej andej që këta njerëz po e kthejnë në një ndriçimi të mejhaneve politike për president dhe për këtë media të shthurur, më vjen keq për këtë media të shthurur” thotë ai ndër të tjera.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...