Ditë zie në familjen e deputetit të njohur të PD

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, njofton se në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure ka humbur të atin, Dhimitër Boçi.

“Do na mungosh pafundësisht të gjithëve ne! Udhëto i qetë dhe krenar për atë që ke lënë pas. Parajsa është krijuar për njerëz si ty! I paharruar do mbetesh babai ynë i shtrenjtë! Mos harro! Unë të kam skalitur brenda meje”, shkruan ai ndër rreshta.

Shënimi i deputetit të PD për ikjen e të atit:

Kampioni im u nis për në qiell!

E donte kaq shumë jetën, sa ajo sot ndjehet e turpëruar që e braktisi, megjithëse i ka rezervuar parajsën.

Dhimitri ishte burri me thjeshtësinë më të jashtëzakonshme dhe me këmbënguljen më të bukur.

I rrethuar gjithmonë me miq e shokë, gëzohej qoftë për një përshëndetje të vogël e hidhërohej qoftë për një shikim të vëngër.

Kampioni im, pa ty unë e ndjej që nuk do jem ai që kam qenë!

Ikja jote do më ndryshojë.

Po mos u mërzit!

Do jem akoma më shumë TI.

Pa harruar asgjë nga ato që më ke thënë me dashurinë tënde origjinale, me fjalë të gjetura, me vepra të vërteta, por dhe me heshtjen tënde epike domethënëse.

Do na mungosh pafundësisht të gjithëve ne!

Udhëto i qetë dhe krenar për atë që ke lënë pas.

Parajsa është krijuar për njerëz si ty!

I paharruar do mbetesh babai ynë i shtrenjtë!

Mos harro!

UNË TË KAM SKALITUR BRENDA MEJE!

Të nderuar Miq!

Përcjellja për në banesën e fundit bëhet dt 20 Prill, ora 16.00, Elbasan, nga Porta e Artë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...