“Të lutem shumë” Astrologia bën ‘gafën’ e papritur, Rudina Magjistari i kthehet live në emision

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar së fundmi në programin “Rudina”.

Ajo do jepte parashikimin e horoskopit për javën dhe kur po shpjegonte rreth shenjës së Peshqve, bëri një gafë.

Meri u shpreh se Marsi do të futet në shenjën e tyre si “delfinët e nënujshëm që e bëjnë të keqen papritur”. Këtu menjëherë ndërhyri Rudina, e cila reagoi e habitur që astrologia i quajti delfinët të këqinj.

Meri: Peshqit mund të kishin edhe 5 yje, po të mos ishte futur Marsi në shenjën e tyre, që është si ata delfinët e nënujshëm që e bën atë të keqen papritur…

Rudina: Vetëm delfinët që s’janë të këqinj, thuaj ndonjë peshkaqen, po jo delfin, të lutem shumë!

Meri shpërthen në të qeshura: Jo, jo delfin i keq, po mirë peshkaqen.

Rudina: Delfinët i duam shumë, janë kaq të mirë. Ç’është ky delfin i keq!

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img