Edi Rama shantazhon deputetët: Do ju ulet 1/3 e rrogës nëse…

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar deputetët në mbledhjen e grupit, se në rast se nuk do të jenë të pranishëm në seancat plenare, do t’iu ulet 1/3 e pagës.

 

Sipas Ramës duhet të ketë një aktivizim më të madh të deputetëve, qoftë me praninë e tyre në seancat plenare, qoftë edhe me votimin e ligjeve në Kuvend.

 

Kryeministri iu ka kërkuar deputetëve që të qëndrojnë përgjatë gjithë seancës në karriget e tyre në Kuvend, në të kundërt do të ndëshkohen.

 

Këto urdhëra dhe kërcënime të Ramës, në fakt tingëllojnë disi kontradiktore, pasi vetë kryeministri nuk qëndron në parlament, me përjashtim të ditëve kur përfshihet në replika dhe debate me deputetët e opozitës.

 

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, deputetët socialistë propozuan nga 3 emra si kandidatë të mundshëm për president, ndërkohë që me shumicë votash u ra dakord që deputeti Ornaldo Rakipi të mos përjashtohej nga grupi, pavarësisht shpalljes së babait të tij non grata nga SHBA-të.

“Kur të shkosh te K dil vet” Kur batuta tallëse e Luiz Ejllit la pa fjalë Edi Ramën (FOTO)

Luiz Ejlli njihet tashmë për batutat e tij në shtëpinë e BigBrother Vip Albania. Por një koment i tij në një postim të kryeministrit...

‘E çoi te burimi dhe… a u dha më në fund puthja e shumëpritur?

Vëllai i Madh i ka dënuar banorët ditën e sotme që të mos flasin deri në finale e madhe të Talent Show-t.   Ky dënim, i...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

“Gruaja më kapi mat mesazhet me një femër tjetër”, rrëfehet Andi Shkoza

Kengëtari i mirënjohur Andi shkoza, së fundmi ka dhënë...

Moderatori i njohur: Luizi e “ha” Butrintin për mëngjes, ai është zero me xhufkë

Ditën e djeshme Luizi deklaroi se vetëm hyrja e...

‘E çoi te burimi dhe… a u dha më në fund puthja e shumëpritur?

Vëllai i Madh i ka dënuar banorët ditën e...