E rrim ne nuk bëjmë zë…/ Mirë rrogat super të “majme”, por këtyre deputetëve tanë u paguhet edhe nafta, telefoni, qeraja etj…

Në muajin shkurt, në bazë të listëpagesave të bëra publike nga Kuvendi, rezulton që vetëm për karburant deputetët të kenë përfituar një shumë prej 4 443 348 lekë ose 40 mijë euro.

 

Deputetët e Kuvendit përpos rrogës, kanë edhe përfitime të tjera shtesë për punën që bëjnë si të zgjedhur dhe përfaqësues të qytetarëve, edhe në një periudhë krize. Këtu përfshihet karburanti, telefono, qeraja dhe dietat.

 

Shifrën prej 40 mijë eurosh vetëm për karburantin e kanë përfituar të gjithë ligjvënësit, 124 të zgjedhur. Ajo që bie në sy është se asnjë deputet nuk e ka refuzuar këtë pagesë.

 

Një nga përfitimet e përmuajshme të deputetëve është edhe pagesa e komunikimeve në telefon. Në bazë të listëpagesave të Kuvendit, rezulton se për muajin shkurt 124 deputetët kanë përfituar 2 135 000 lekë ose rreth 20 mijë euro shpenzime për telefonin e tyre.

 

Po ashtu, gjatë muajit shkurt janë bërë edhe pagesa për hotel, për 6 deputetë në shumë prej 129 000 lekë. Në total, 127 ligjvënës shqiptarë përpos pagës mujore i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 14 774 306 lekë ose rreth 120 mijë euro.

 

Pavarësisht se kanë të drejtë ta marrin si përfitim, 10 deputetë kanë refuzuar të marrin në muajin shkurt shpërblimin e dietës. Në total, 6 272 177 lekë ose rreth 50 mijë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm për dieta për ligjvënësit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...