E papritur/ Qëllonte me armë në ajër, arrestohet Taulant Balla…

Policia ka arrestuar një efektiv policie, Taulant Balla. Balla,

pjesë e trupës Policore, u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Drejtoria Rajonale Tiranë, nën drejtimin e drejtorit të Policisë Gjyqësore dhe Prokurorit Gjergji Tako.

Gjatë kontrollit në banesë, Ballës iu gjetën dy armë automatike dhe një sasi municionesh luftarake.

Por si shkoi AMP në gjurmët e efektivit?

Taulant Balla nuk i mbante pa arsye armët në banesë. Ndaj tij ka patur një sërë informacionesh se herë pas here gjuante me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke prishur rendin publik. Pasi u vu nën hetim për disa muaj me metoda speciale të hetimit, ai u arrestua sot në flagrancë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img