E ftuara çudit Rudina Magjistarin: Ti ke qënë bashkë me burrin tim…

Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

 

Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

 

Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.

 

Biseda:

Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?

 

Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.

 

Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

 

Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.

 

Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

 

Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…

 

Rudina Magjistari: Në Elbasan?

 

Oriana Cama: Po.

 

Rudina Magjistari: Vërtet?

 

Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.

 

Rudina Magjistari: Si e ka emrin?

 

Oriana Cama: Julian Baxho.

 

Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Luizi ‘shpërthen’ para Kiarës: ‘Më ke bërë të dukem kokrra e legenit’!

Luizi dhe Kiara kanë patur një ditë të ngarkuar...

Kulturë shkodrane në SHBA , krijohet “Rozafa”

Edmond Drishti, presidenti i Shoqatës " Rozafa" Shkodra Association...

Flori Mumajesi ‘thumbon’ keq Alban Skënderajn: Nxirre dorën nga…

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi padyshim që është një...