Dimri “mbërthen” vendin, cila do të jetë dita kur do të rikthehen temperaturat pranverore

Java ka filluar e vrenjtur në të gjithë territorin shqiptar, reshjet do të jenë të pakta sot, akoma më të pakta të martën, diçka më shumë të mërkurë dhe të enjte dhe gjithë java do të jetë me mot të paqëndrueshëm.

 

Nga e enjtja dhe në vijim presim rritje të vlerave tërmike.

 

Konkretisht për ditën e sotme reshjet do të jenë të pakta. Kryesisht në zonat jugore dhe shumë më pak në qendër dhe akoma më pak në zonat veriore.

 

Dëbora shfaqet mbi 800 metra lartësi nga niveli i detit, kryesisht në zonat juglindore, pra qarku Korçës dhe e gjithë jug-lindja.

Temperaturat sot luhaten nga 1-16 gradë celcius. Në temperatura tipike të dimrit. Era do të jetë mesatare me drejtim veri-lindor. Kjo bën që edhe moti të ndihen edhe më i ftohtë.

 

Pjesa më e ftohtë e motit për këtë javë është intervali kohor nga sot në mesditë deri nesër në mesditë.

 

Edhe dita e martë mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, vetëm momente të shkurtra me reshje krejt të pakta, kryesisht flokë dëbore në zonat lindore dhe jug lindore, ndërsa termometri shënon një tjetër rënie në mëngjes dhe një rritje në mesditë, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

 

E mërkura dhe e enjtja me vranësira të dukshme, reshje të pakta kryesisht në zonat veriore dhe shumë më pak në pjesën tjetër të vendit.

 

Të mërkurën në mesditë fillon rritja e temperaturave, të enjten presim sërish nga 4-24 gradë celcius.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img