Dikur modele te klipi i Ardit Gjebreas, “Makina e memories” sot ajo ne SHBA eshte bere…(FOTO)

Kur shohim portretin e Fatjona Lubonjës, të gjithëve na kujtohet videoklipi i Ardit Gjebresë “Makina e memories”. Mirëpo, duket se pamja e saj nuk ka ndryshuar fare, ajo kishte mbetur po aq e bukur pavarësisht viteve.

 

Fatjona u shpreh në një intervistë: “Për shqiptarët unë do të mbetem gjithmonë kjo vajzë. Kur iki në Vlorë më thonë që na ka bërë reklamë të madhe. Kur vij me pushime në Shqipëri më thonë ku të kemi parë dhe unë buzëqesh.

 

Mua në Shqipëri më njohin për fushën time, por unë nuk kam dalë në televizor shpesh. Nuk asgjë të keqe që të mbahesh mend për diçka, se fundja shumë njerëz mund të jenë dashuruar me këtë këngë, mund të kenë njohur bashkëshortin e tyre sot”.

Më tej, ajo zbuloi se tashmë është një shkencëtare dhe neurologe në SHBA, në New Jersey. Por, në Shqipëri është kthyer së bashku me doktorin Gentian Toshkëzi, për shkak të një studimi mjekësor lidhur me memorien.

 

“Unë kam ardhur edhe vite më përpara, ku kam bërë edhe të folurit në publik. Kam parë që ka pasur shumë interes dhe pa dalë në tv, pa bërë PR. Kam parë shumë nëna që kanë pasur nevojë për konsultim dhe bëra një studim. Raporti që bëra unë mbaroi në 2017, ndërsa ky tani është nga 2017 deri 2022 dhe është rritur evidentimi. Shoh statistikat se ato nuk të vijnë në shtëpi, por shkojnë në shkolla, në klinika”, tha Lubonja.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME