Më herët u njoftua se një vajzë e re ka lindur në tualetet e urgjencës së QSUT-së.
Shoqata e Infermierëve që bëri publike lajmin ka deklaruar se vajza e re rreth moshës 20-vjeçare nuk ishte as vetë në dijeni të shtatzanisë e cila ndodhi papritur në tualet. E reja pasi ka shkuar me dhimbje të forta në urgjencë ka shkuar në tualet dhe aty ka sjellë në jetë foshnjen e saj.
Më pas ajo është dërguar në sallën e kirurgjisë aty ku ka marrë trajtiimin mjekësor është kryer prerja e kordonit të bebit. I gjithë stafi i urgjencës ka mbetur i shtanguar pasi e reja ka deklaruar se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe as familjarët e saj.
Reagimi i plotë nga Shoqata e Infermierëve:
Pas ngjarjes se ndodhur mbremje e djeshme ne Urgjencen polivalente te QSUT ku nje e re rreth moshes 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind ne tualetin e Urgjences Shoqata e Infermiereve vajti ne Urgjence ku mori informacione te metejshme te nje rasti te rralle te ndodhur ne Shqiperi.
Stafi deklaroj qe vajza sapo eshte paraqitur ne Urgjencen ka deklaruar per dhimbje te forta barku dhe fryrje barku dhe direkt eshte drejtuar per ne tualetin e Urgjencen ku ne pak minuta ajo dhe ka kryer nje lindje ne ambjentet e tualetit.
Pas ndihmes se dhene aty e reja bashke me femijen eshte shoqetuar ne ambjentin e salles se kirurgjise ku eshte bere dhe trajtimi i metejshem dhe ku eshte kryer dhe prerja e kordonit te bebit e me pas eshte njoftuar stafi i maternitetit te cilet jane paraqitur dhe kane transportuar ne ambjentet e maternitetit nenen me femijen e saj.
I gjithe stafi ka mbetur i shtangur kur nena kishte deklaruar qe nuk ishte ne dijeni te nje shtatzanie e cila ka sjell nje reagim te madh ne mes stafit dhe familjareve te vajzes. Gjithsesi i urojme shendet te mire nenes dhe femijes dhe pse nje ngjarje e tille eshte nje kembane alarmi per rinine Shqiptare.
Shoqata e Infermiereve te Shqiperise