Holanda ka njoftuar autoritetet shqiptare se dyshon se disa shtetas janë të përfshirë në skemat piramidale.
Për këtë arsye ky shtet ka kthyer mbrapsht disa fonde që i përkasin një shtetaseje, nën dyshimet se janë para që janë të gjeneruara nga skemat mashtruese.
Tch bën me dije se pranë Drejtorisë së Parandalimit e Pastrimit të Parave, pak ditë më parë është lëshuar një urdhër bllokimi i përkohshëm i llogarive nën emrin e shtetases B.B. 31 vjeçe.
Por së bashku me të, zbulohet edhe emri i bashkëpunëtorit të saj, shtetasit Vaid Tarja i hetuar në qytetin e Elbasanit për mashtrim tatimor dhe përvetësimin e 3.7 milionë dollarëve.
Në datën 29 mars 2022, banka dërguese në Hollandë ka kërkuar kthimin mbrapsht me nënshkrimin se këto shuma e kanë origjinën nga një skemë mashtrimi Ponzi.