Para kamerave zihen me njëra-tjetrën, por pas kamerave Grida Duma dhe Manastirliu qenkan shoqe për kokë

Nëse menduat se deputetët socialistë dhe demokratë janë armiq të përbetuar pushteti mes tyre dhe nuk duan ta shohin njëri-tjetrin me sy, keni menduar gabim.

 

Nëse në sallën e Kuvendit shahen e u vënë fajin njëri-tjetrit për skamjen dhe zhavtjen që i është bërë popullit në qeverisjen nga të dyja palët, jashtë dyerve të Parlamentit janë miq.

 

Këtë e vërteton një foto e shkrepur në ambientet e jashtme të institucionit, ku kundërshtaret politike ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe deputetja e PD Grida Duma janë ndalur për t’u përshëndetur e për të bërë një dorë muhabet.

 

Madje ka plot raste pa dashur të përmendim emra që deputetët e PS dhe PD janë dhe krush mes tyre, janë dhe ortakë biznesesh, janë dhe miq të ngushtë dhe pse përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

 

Deri këtu s’ka asgjë të keqe, se nuk po themi që të kapen prej flokësh mes tyre, por kjo pjesa që bëjnë në publik dhe shajnë njër-tjetrin dhe ndërkohë kanë interesa të përbashka është shumë e shpifur.

 

Punët dhe hallet e tyre gjithmonë kur kanë halle ia zgjidhin me sekonda njëri-tjetrit, ndërsa kur vjen fjala për popullin le të presë aty në radhë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...