Nga trojet në bregdet tek apartamentet/ Si i humbi 55 milion euro prona, familja e ish deputetit të Rilindjes

Një vendim i Krimeve të Rënda (që sot është SPAK), që në vitin 2019, ka gjetur mbështetje edhe nga Apeli i GJKKO-së.

 

Bëhet fjalë për sekuestrimin e pronave të familjarëve të ish deputetit socialist Arben Ndoka, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”.

 

Pasuria e sekustrruar përllogaritet në rreth 55 milionë euro.

 

Nën sekustro janë vënë pasuritë si:sipërfaqe toke rreth 300 mijë metra katrorë tokë në zonën e Malit të Rrenzit, Shëngjinit, Rana e Hedhur, Laguna e Lezhës si dhe disa apartamente në plazhin e Shëngjinit.

 

Kujtojmë se Ndoka ra në rrjetën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas disa përgjimeve telefonike, nga të cilat rezultoi i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash toke në zonën e Kunes dhe Ranës së Hedhun në Shëngjin.

 

Skema u zbardh gjatë procesit hetimor ndaj vëllait të ish-deputetit të PS-së, Gjevi Ndoka.

 

Gjithnjë sipas prokurorisë, pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit të dokumenteve./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...