Këshilltare bashkie dhe merr miliona? Monika Lubonja shuan zërat një herë e mirë

Publikimi i databazës të të dhënave personale disa muaj më parë nxori në pah pagat e mijëra qytetarëve, rrogën dhe pozicionet e punës të emrave të njohur publik.

 

Aktorja Monika Lubonja ishte një emër që tërhoqi vëmendjen pasi renditej si këshilltare e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me një pagë prej 1.14 milionë lekë të vjetra.

 

E ftuar në “Why?Not” në RTV Ora, aktorja ka shuar një herë e mirë zërat dhe ka treguar se si qëndron e vërteta.

 

Lubonja: Unë nuk besoj që njerëzit janë kaq naivë për të besuar një shifër të tillë. Megjithatë edhe sikur të duan ta besojnë unë e fal publikun sepse nuk më njeh, nuk ka mundësinë të pyesë për shumë gjëra. Por ajo që mua më ka ardhur keq, kanë qenë gazetarët që vijnë dhe investigojnë, vijnë dhe duan të tregojnë të vërtetën reale dhe e bëjnë këtë me gjakftohtësinë më të thjeshtë.

 

Marrin një emër aty sepse Monika Lubonja është aktore. Mua kjo gjë nuk më pengon në qoftë se njerëzit e keqinterpretojnë, ua lë në dëshirën e tyre. Është thjesht një tashethem, ose janë ato gjërat impulset që i marrin këto rrjetet sociale për të bërë zhurmën, për të klikuar.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...