Një i ri nga Tirana është gjobitur nga policia me vlerë 120 mijë lekë të vjetra, pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Sipas dëshmisë së të riut, gjobën e ka marrë në zonën e “Zogut të Zi”.
Menjëherë sapo ka marrë gjobën, i riu ka ndjekur efektivët e policisë të cilët e kanë gjobitur. Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, ai i kërkon atyre llogari se pse nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që ata kanë qenë duke ecur me makinë.
Një prej efektivëve të policisë shprehet se ai e ka të prishur, ndërsa tjetri shfaqet serioz në video. Videoja e mëposhtme, tregon qartë që ligji nuk është i njëjtë për të gjithë.
- Publicitet -