Dy konkurentet në Përputhen lënë nam dhe kapen keq mes tyre… dhe arsyeja është Mevlani

Filloreta – vajza e cila ka ardhur specifikisht për Mevlanin në program – është ende e pakënaqur që ai vazhdon flirtimet me Efin. Sipas konkurrentes, ajo nuk është as Antonela dhe as Ledjana që të futet në mes të njerëzve.

 

Shpeshherë në program, dy vajzat kanë debatuar shpesh me njëra-tjetrën, teksa Filloreta shprehej për Mevlanin se meritonte një vajzë me nivel, duke hedhur kështu thumba ndaj Efit.

 

Sonte, dy vajzat janë përballur me njëra-tjetrën për të qetësuar debatin mes tyre, mirëpo situata ka agravuar më shumë. Pas thumbave të njëpasnjëshëm dhe pas faljes që Filloreta i kërkoi Efit për fjalët, kjo e fundit u shpreh se faljen do ta pranonte nëse Filloreta do të fillonte të ndryshonte sjelljen ndaj saj.

 

Debati u la në mes, teksa Filloreta u ngrit nga vendi i përballjes dhe i bëri Efit një kryq me dy duar, veprim të cilin ia bëri dhe Efi.

 

Rikujtojmë se konkurrentja Filloreta, u fut në “Për’puthen” specifikisht për Mevlanin. Sigurisht që kjo më pas ka sjellë edhe debate të shumta mes saj dhe Efit, pasi kjo e fundit ka pasur shumë afrimitet me konkurrentin.

 

Filloreta mendon që Mevlani ka nevojë për një person që arrin ta kuptojë atë dhe që di çfarë do nga jeta. Nga ana tjetër këto komente nuk janë pritur mirë nga Efi, por edhe Mevlani nuk është i sigurt në lidhje me Filloretën, pasi sipas tij, ajo është e re në program.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img