Çfarë…? Një tjetër akuzë e rëndë për Saimir Tahirin, çfarë rrezikon ish-ministri?

SPAK i është rikthyer sërish çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ka kërkuar që ai të dënohet për trafik droge.

 

Gazetarja Klodiana Lala pohoi se SPAK ka kërkuar ashpërsim të masës së dënimit për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, që të dënohen për “Trafikim në kuadër grupit strukturuar”, ndërsa marzhi i dënimit shkon deri në 15 vite burg.

 

Debati dhe lufta do të zhvillohet nga njëra anë nga Tahiri dhe Çela që këmbëngulin për pafajësi dhe nga SPAK. Lala tha se në kontaktin që ka pasur me avokatet e Tahirit dhe të Çelës, i kanë konfirmuar se në fundjavë do të paraqesin rekursin në Gjykatën e Lartë.

 

Ndërkohë, akuza se kanë bashkëpunuar me grupin Habilajt në trafikun e drogës, është hedhur poshtë nga Tahiri dhe nga Çela.

 

Por mesa duket avokatët, ndryshe nga prokuroria, kanë vendosur që t’i japin pak më shumë kohë vetes për të pasur mbrojtje efektive. Ndërkohë, Jaled Çela është liruar me kusht nga ana e gjykatës së Fierit, ndërsa Tahiri është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...