Ana i kthen kunatës reston e dashurisë: Të kam pasur krah, mjaftonte vetëm një telefonatë

“Kemi gjetur njëra-tjetrën te njëra-tjetra”.

Me këto fjalë iu referua Ana kunatës së saj në fillim të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan. Njeriu që ajo e thërret motër e që i qëndroi pranë si të qe një engjëll mbrojtës është tashmë në situatën kur ka vetë nevojë për ndihmë.

Prej disa muajsh, Matilda, kunata e Anës ka humbur nënën duke lënë pas një dhimbje të madhe për të dyja vajzat. Matilda, ndryshe nga vajza energjike që ka njohur gjithnjë Ana, është në një gjendje të rënduar psikologjike. Ndaj, për t’i kthyer buzëqeshjen e forcën siç bëri ajo me të, Ana ka një mesazh për kunatën e saj.

Ana: Zemra ime. E mira e gjithë botës je ti. Ti më je gjendur aty për të gjitha gjërat. Për mirë, për keq, ty të kam pasur krah, mjaftonte vetëm një telefonatë. Faleminderit dhe të jam mirënjohëse gjithë jetën. Nuk e di nëse një ditë do të arrij t’i shpërblej të gjitha këto që ti ke bërë për mua.

Që pas ikjes së mamit ti ndryshove shumë, ndryshove dhe nuk je më e njëjta siç ke qenë më përpara ndaj unë jam këtu sot për të të thënë që ti të ndjekësh gjithmonë atë që thoshte mami, që qëndro e fortë si për vete, si për ne, si për atë që të shikon atje lart. Shumë faleminderit edhe njëherë për të gjitha gjërat që ke bërë për mua./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...