Topalli për Bashën: Modeli i politikanit që ngrihet në …

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se edhe pas ikjes, Lulzim Basha po përpiqet të dëmtojë të djathtën shqiptare.

 

E ftuar në një intervistë për emisionin “Kontrast”, Topalli u shpreh se Basha ka krijuar modelin e një politikani që ngrihet në majë pa asnjë kontribut dhe asnjë betejë.

 

“Unë po e lexoj atë që po ndodh. Kanë ndodhur shumë gjëra që nuk i prisnim. Është e vërtetë që Lulzim Basha ka ikur, por ai po përpiqet me goditjet e fundit për të dëmtuar edhe në ikjen e tij të djathtën shqiptare.

 

Ai ka lënë një efekt që mund të zgjasë përtej këtij 10 vjeçari sepse ka krijuar modelin e një politikani që ngrihet në majë pa asnjë kontribut dhe asnjë betej. Dhe mbi të gjitha pasurohet në mënyrë të qëllimshme në opozitë.

 

Këto janë dy element që mund t’u krijojë të tjerëve përshtypjen e gabuar se në politikë mund të arrish shumë pa pasur kontribute”, tha Topalli

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...