Nisen sherret mes tyre…? Fifi tregon problemin që ka me Adisin: Zihemi, e thyejmë rregullat

Këngëtarja e dashur për publikun, Fifi, që në momentin që zbuloi se ishte e dashuruar, nuk ngurron që në rrjetet sociale të postojë foto dhe video me partnerin e saj të ri.

 

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me Adis Patushin. Teksa janë krah njëri-tjetrit, Fifi ka bërë edhe një dedikim, ku zbulon edhe detaje nga lidhja e tyre.“Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin ? t’du”, shkruan këngëtarja e njohur bashkëngjitur në pozën në fjalë.

 

Fotoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku në sy bie pikërisht ai i partnerit të Fifit, i cili tregon gjithashtu dashurinë e tij të madhe.Kujtojmë se prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut.

 

Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Ata tashmë duken të lumtur me njëri-tjetrin dhe Fifi është e frymëzuar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...