Ilva Tare merr postin e rëndësishëm në Amerikë

Gazetarja e njohur Ilva Tare është bërë pjesë e Këshillit të Atlantikut, Qendra për Europën.

 

Ish-drejtorja e informacionit në Euroneës Albania, e cila prej disa muajsh është shpërngulur në Uashington, SHBA, e ndau lajmin përmes një postimi në Tëitter.Tare shprehet se i është bashkuar ekipit në Uashington dhe do të sjellë disa seri për Ballkanin. Ajo është shumë e lumtur dhe emocionuar për këtë arritje.

 

“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: që nga 1 prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief. Jam e nderuar të bashkohem me ekipin e Këshillit të Atlantikut të Europës”, shkruan Tare.Kujtojmë se Ilva ka qenë një nga gazetaret më të mira që ka pasur Shqipëria në 2-3 dekadat e fundit.

 

E ka filluar shumë herët si spikere lajmesh te ish-televizioni Telenorba.Më pas ka provuar shumë televizione të tjera në Shqipëri, ku ka mbajtur dhe poste të rëndësishme përvec spikeres së lajmeve dhe moderatores në emisione të ndryshme të sferës politike.

 

Ilva është bashkëshortja e politikanit të njohur dhe ish-deputetit të PD, Eduart Selami, me të cilin ka një fëmijë dhe vitet e fundit janë shpërngulur në Amerikë.

TE TJERA

spot_img