Elisa Spiropali flet për shqiptarët e varfër e veshur me xhaketën që kushton 2000€?!

E ftuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv, në pamjen e ministres së Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ra në sy ngjyra e kuqe e ndezur.

Teksa ajo fliste për ndihmën që i ka dhënë qeveria shqiptarëve të varfër, të gjithë sytë u fokusuan tek xhaketa fine ngjyrë e kuqe që mbante veshur.

Padyshim që ishte i dallueshëm materiali i shtrenjtë dhe çmimi i kripur i një xhakete të tillë. Me një hulumtim të thjeshtë, xhaketa që mbante veshur mbrëmjen e sotme i përngjan markës së shtrenjtë të veshjeve Balmain.

Duket se modeli i njëjtë i kësaj xhakete kushton 2100€ në faqen zyrtare të firmës ndërkombëtare luksoze të përdorur nga VIP-at botërorë.

Nëse Spiropali do shiste xhaketën e saj, do nxirrte nga varfëria një familje të varfër për të paktën disa muaj e jo të zgjidhte të predikonte politikat e qeverisë medemek për minimizimin e saj në ekranet shqiptare.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...