E shoqëron “këmba këmbës”, zbulohet historia e dashurisë së Noizyt, kush është dibrania që i ka vjedhur zemrën

Pak dihet për jetën private të Noizyt dhe pavarësisht disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm.

Madje, në deklaratat e tij, ai pohonte se do ta shikonim edhe shumë gjatë single. Por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Në emisionin “N’majë t’gjuhës”, Noizy ka folur për herë të parë për vajzën që i ka fituar zemrën. Ai ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra. “Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, është shprehur reperi.

Sipas “Panorama plus”, lidhja e tyre është konsoliduar tashmë dhe vajza nga Dibra ndoshta shumë shpejt do të jetë edhe bashkëshortja e Noizyt. Bëhet me dije se lidhja e tyre ka nisur disa vite më parë, duke u shndërruar shpejt në një marrëdhënie të afirmuar dhe pranuar nga miqtë dhe të afërmit.

Dibrania e Noizyt e shoqëron të dashurin thuajse në çdo udhëtim që ai ka, duke përfituar kështu nga koha për të shijuar edhe disa ditë relaksi së bashku.

Duke njohur natyrën e tij diskrete, reperi ka preferuar që ta mbajë gjithnjë larg vëmendjes së rrjeteve sociale, duke mos dashur ta shndërrojë në një personazh të famshëm, pasi partnerja e tij nuk i përket pjesës së showbizzit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...