Aurela Gaçe kritikohet nga aktori i njohur: Dembele, vetem me tre fjale e beni…

Albano Bogdo njihet për mënyrën e të thënit të gjërave troc. Aktori ka kritikuar sot tekstet e këngëtarëve shqiptarë, duke thënë se janë dembelë dhe e bëjnë refrenin me tre fjalë.

 

Në një video të shpërndarë në profilin e tij në Tik-Tok, aktori është i ulur para pianos dhe thotë: “Këngëtarët pavarësisht se sa cilësorë janë nganjëherë përtojnë aq shumq të shkruajnë tekst saqë e bëjnë refrenin me maksimumi tre fjalë”, thotë Bogdo.

 

Më tej ai përmend Aurela Gaçen, për të cilën thotë se është një këngëtare e shkëlqyer. Ai më pas nis të këndojë këngën e saj “Ja ke nge”, ku shprehet se refreni i saj është me tre fjalë.“Për shembull kemi Aurela Gaçen që është një këngëtare shumë e shkëlyqer por e ka bërë me tre fjalë, “ja ke nge, ja ke nge…” tre fjalë.”– thotë Albano.

 

Më pas ai këndon një refren tjetër, i cili i përket këngës “Ku je” nga Elgit Doda, megjithatë nuk ka preferuar ta përmendë emrin e tij.“Ok me tre fjalë por të jesh kaq dembel sa ta bësh me dy fjalë… “Ku je je je, ku je je je…” Dy fjalë: ku je.”- përfundon Albano Bogdo.

Akuza e fortë! Ish-banori i “BBV”: Më thanë se çmimi i madh ishte shitur!

Finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Artan Thaçi ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit. Ai rrëfeu shumë detaje në emisionin “Kendiv” rreth përvojës...

Prapaskena! Situata e shëmtuar që u përball Olta Gixhari gjatë publicitetit

Bledi Mane ka ndarë prapaskenat në studio pas daljes së Olta Gixharit mbrëmjen e sotme.   Edhe pse plot emocione dhe dhembshuri, vajzat ish-banore të BBV,...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME