Arjola Demiri ka qenë një ndër personazhet që fitoi maksimumin nga eksperienca në Big Brother Vip.
Ajo fitoi shtëpinë që kishte aq shumë të nevojshme për fëmijët e saj, popullaritet dhe dashurinë e publikut që e vlerësoi për guximin dhe historinë e saj me sakrifica.
Vetëm se jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Pas daljes nga Big Brother, aktorja pohoi se është përballur me sulme të vazhdueshme në rrjet.
E ftuar në Opinion për të folur pikërisht për zilinë, Ariola u shpreh se në dy vitet e fundit, mbase prej suksesit dhe famës ka pasur mllef të madh të njerëzve ndaj saj të cilët nuk kanë ditur të kultivojnë zilinë e mirë, por e vjellin gjithë vrerin në rrjete sociale.