“Ajo më vodhi çmimin e parë”/ Xhesika Polo bën akuzën e fortë për këngëtaren e njohur: E meritoja!

Xhesika Polo është një ndër këngëtaret e cila njihet për pjesëmarrjen e saj disa vite më parë në “X-Factor”. Këngëtarja ka folur së fundmi rreth karrierës së saj muzikore, teksa ka bërë dhe një deklaratë të fortë në lidhje me çmimin që nuk arriti dot ta fitonte në talent show-n.

 

E ftuar në ‘D Night’ Polo ka rrëfyer se si ka nisur karriera e saj muzikore. Ajo zbuloi se në fillim nuk e ka pëlqyer aspak të merrej me këndim por ishte profesoresha e saj e cila e ka shtyrë për të marrë pjesë në ‘X-Factor’.

 

“Nisi pa dëshirën time unë bëja kurs kitare kur isha 24 vjeç dhe profesoresha më merr dhemë thotë do të konkurrosh për “X-Factor” dhe i thashë unë nuk di të këndoj më lër të qetë me kitarën time. Më mori nga shkolla më çoi atje pas disa sfidash eci mirë dhe aty kuptova që ishte gjëja që doja më shumë dhe ishte profesioni që unë e ndjeja veten time më komode”.

 

E pyetur nga moderatorja çfarë planesh ka për të ardhmen, këngëtarja u shpreh:

 

“Po bëj ndryshimin tim qoftë në aspektin fizik që të jem në formën time perfekte, kam disa projekte shumë të mira me vëllain tim dhe besoj që jam në rrugën e duhur duke mos e humbur asnjëherë veten.”

 

Festivali i “Eurovisionit” është një ndër më të rëndësishmit për çdo artist që merr pjesë pasi konkurrojnë me njëri-tjetrin për të përfaqësuar Shqipërinë. Dhe midis tyre pjesë e saj dëshiron të bëhet edhe Xhesika teksa ka rrëfyer se është në planet e saj por nuk i dihet ende.

 

“Është një nga golet e mia por jo shumë të afërta dhe mendoj që është diçka që pret sepse nuk është ai hapi imi rradhës por asnjëherë nuk i dihet pasi mund të dalë diçka shumë e bukur”.– u shpreh artistja.

 

Një pyetje që i drejtoi moderatorja e emisionit ishte se kë këngëtar pëlqen dhe kë nuk pëlqen, teksa ajo përmendi mikun e saj Alban Ramosaj dhe bëri një deklaratë për Sheila Haxhirajn.

 

Këngëtarja zbuloi se kur kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në talent show-n e famshëm ajo i ka “vjedhur” çmimin e madh teksa shtoi se Sheila duhet ta pranonte se ishte ajo që e meritonte çmimin.

 

“Dua të përmend një detaj ne 2022 kam pasur në x factor një vajzë që më ka vjedhur çmimin e parë Sheila Haxhiraj dhe të dali këtu publikisht dhe ta pranoj që unë e meritoja çmimin e parë”– tregoi Xhesika.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...