Zbukurimi i vezëve të Pashkëve në Shkodër/ Meri, zonja që e kthen në art simbolin e festës

Nga Mario Gjini

Në një nga ndërtesat më të vjetra shkodrane në rrugën e Gjuhadolit, madhështore për nga arkitektura, banon familja e profesor Kol Nukut.

Zonja e tij, Meri, ka kohë që ka nisur përgatitjet për festën e Pashkëve dhe kur përmendim këto të fundit, mendja na shkon tek simboli i tyre, vezët që simbolizojnë jetën dhe ngjyra e kuqe sakrificat.

Meri ka rreth 60 vite që zbukuron vezët e Pashkëve, fillimisht nisur si një pasion i thjeshtë, trashëguar nga babai i saj por me kalimin e viteve zbukurimin e tyre e ka kthyer në një art të mirëfilltë.

Mënyra tepër e veçantë e zbukurimit të vezëve të Pashkëve, ka tërhequr fillimisht vëmendjen e miqve të Merit e më pas edhe të njerëzve të tjerë duke bërë që nga një pasion i thjeshtë të shndërrohet në një punë që kërkon kujdes dhe elegancë.

Meri nuk e nis proçesin e zbukurimit të vezëve 3 apo 4 ditë para festës por shumë kohë përpara madje muaj. Klientët kanë preferencat e tyre të lloj-llojshme në lidhje me zbukurimin e vezëve të Pashkëve por më së shumti janë fëmijët që i dashurojnë ato.

Festa e Pashkëve ndër vite ka ruajtur traditën e saj por atmosfera duket se ka ndryshuar. Meri shprehet se këtë pasion të bukur ja ka ngjizur edhe së bijës, e cila ndonëse jashtë Shqipërisë kujdeset që ta ruajë këtë traditë të bukur familjare.

https://fb.watch/cpoOJUrQj9/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...